Transmetuar më 06-03-2023, 07:19

TIRANË- Kryeministrja e Danimarkës do të vizitojë sot Shqipërinë. Në një njoftim zyrtar, bëhet me dije se kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, do të takojë kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre pritet të nisë në orën 11:05. Gjithashtu, bëhet me dije se dy kryeministrat do të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.

Njoftimi:

Ditën e nesërme në orën 11.05, në Kryeministri, Kryeministri Edi Rama mirëpret Kryeministren daneze, Mette Frederiksen. Pas ceremonialit dhe takimit mes tyre, në orën 11.35 do të zhvillohet edhe konferenca për mediat.