Transmetuar më 05-03-2023, 23:19

Tiranë- Publikohet dokumenti me të cilën PD do ti drejtohet KQZ për zgjedhjet vendore të 14-majit.
PD i kërkon Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve regjistrimin e saj për zgjedhjet e përgjithshme vendore të datës 14.05.2023.
PD paraqet në kërkesë dokumentacionin provues mbi legjitimitetin e organeve drejtuese.
Kryetari i PD, z.Sali Berisha është i vetmi person që mund të paraqesë kandidaturat për kryetarë të bashkive.
Personat përgjegjës për komunikimin e PD me KQZ janë z.Ledio Nuraj dhe z.Franci Nuri.