Transmetuar më 05-03-2023, 19:28

Detaje të reja mësohen nga tentativa e një 40 vjeçareje që tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur në liqen t’i japë fund jetës duke u hedhur në liqen.

Burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije S.K. është e divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka 1 fëmijë. Ndërsa ish bashkëshorti ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij.

Me vendim gjykate, të tre fëmijët i janë lënë ish bashkëshortit për t’u kujdesur.

40-vjeçarja punonte në bashki, në sektorin e pastrim gjelbërimit, ndërsa vendimi që fëmijët i kaluan ish burrit të saj, ka bërë që të tentojë të mbytet në liqen.

Mësohet se prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor, dhe kjo ka qenë arsyeja që gjykata nuk ia caktoi asaj kujdestarinë e fëmijëve. Gruaja u shpëtua nga forcat e policisë, ndërsa në pyetje po merret edhe ish bashkëshorti i saj.