Transmetuar më 05-03-2023, 19:15

Durrës- E trishtë në Durrës.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin bregdetar.

Një e mitur rome është përplasur nga një automjet në zonën e Kënetës.

Fëmija, që prej kohësh kërkonte lëmoshë pranë semaforit, është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ku sipas informacioneve të para ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia informon se rreth orës 18:40, në lagjen nr.17/1, Durrës, një automjet me drejtues I. B., 30 vjeç, ka aksidentuar një fëmij rreth 7 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit I.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd