Transmetuar më 05-03-2023, 13:54

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ishte sot i ftuar në emisionin “Fan Club Big Brother VIP”, ku komentoi raportin e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit.

Ai u shpreh se nuk beson se ka dashuri mes tyre. Teksa po komentonte në lidhje me debatin që ata patën bashkë, për shkak të misionit sekret që këngëtari i prishi moderatores, Milaimi tha se ajo nuk kishte nevojë për dramatizëm.

“Sikur kam pas thënë se nuk besoj se lidhja e Donaldit me Beatrix, nuk besoj se ka dashuri mes Luizit dhe Kiarës. Loja e Kiarës në këtë moment që më pyete është dramatike. Nuk kishte nevojë për dramatizëm. Nëse do e kishte ndjerë vetën të dhunuar, mund t’a prishte lojën. Unë do kisha thënë s’ma ndjen fare për lojë.

Që Luizi është ekspert, javën e parë i ka studiuar e tani po luan. Ai e ka shumë të qartë pse ka hyrë në BB VIP”, tha Zeka.