Transmetuar më 05-03-2023, 11:51

Hyrja e Sabianit në “Big Brother VIP2” solli shumë reagime e diskutime, pasi këngëtari i njohur nuk u fut thjesht për të takuar vajzën e tij, Keisi Medini, por për të qëndruar si konkurrent në shtëpi.

Moderatorja e njohur e njëkohësisht ish-banore e edicionit të parë ku ishte edhe Sabiani, Einxhel Shkira, e ka cilësuar gjithë situatën “për të qeshur” për spektaklin, por “shembullin më të gabuar” për shoqërinë.

“Përtej shakasë, kjo që ndodhi s’është aspak normale jo për pjesën e spektaklit se ishte më e bukura, por është totalisht jo e shëndetshme jo vetëm si marrëdhënie, por totalisht një dhunë psikologjike dhe kontroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ndonjëherë”, shkruan Einxhel në postimin e saj në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, Sabiani nuk ka ngurruar ta shprehë pakënaqësinë e tij për romancën mes Keisit dhe Kristit, gjatë bisedave me banorët e tjerë.

“Ne nuk mund të ndryshojmë ADN-në tonë. Dilema ime ma qenë që ajo është naive. Ajo është tunduar. Njerëzit janë gjej shesh, bëj përshesh. Unë jam më i rrahur me këto gjëra. Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo”-tha Sabiani.

Sa i përket Kristit dhe Keisit, ata janë parë pak më të distancuar gjatë darkës me të gjithë banorët, ndërsa kanë pasur edhe një takim “fshehurazi” Sabianit.