Transmetuar më 05-03-2023, 10:49

Kosovë- Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.

Mediet vendase raportojnë se nga aksidenti ka mbetur e vdekur një grua, ndërsa katër persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, njofton policia.