Transmetuar më 05-03-2023, 10:46

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme pas mesnate jashtë zyrave të OSHEE në fshatin Bushat të Vaut të Dejës.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të cilat kanë qenë të parkuara në oborr në momentin e ngjarjes.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të shpërthimit dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 01:40, në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSH EE-së, është hedhur dhe ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.