Transmetuar më 05-03-2023, 10:12

Humoristi i njohur, Elvis Pupa, është konkurrenti i gjashtë që bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Ai ka lënë Australinë për tu bërë pjesë e këtij formati.

“Unë quhem Elvis Pupa, jam 20 vjeç me 25 vite eksperiencë, ose me lekë shqiptare 45 vjeç. Po futem në Big Brother sepse mendoj se si show pak a shumë i ngjan jetës që aty shihet karakteri jot i vërtetë në lidhje me situatat që krijohen.

Gjithashtu edhe për qejf dhe për të qenë para publikut dhe këto kohë që do jem aty është racioni i çokollatave të këtyre 5 viteve që nuk kam qenë para jush.

Nuk është se kam ndonjë dobësi të veçantë, kam qenë i dobët tani jam shëndoshur i çik. Defekte kemi të gjithë se jemi qenie njerëzore, por nëse keni ndonjë ankesë kontaktoni me fabrikën.

Nëse jetën time do e krahasoja me një film mund të ishte “Rambo. Me zor pres të futem brenda sepse ato kohë që unë do jem brenda do jenë lule në krahasim me a durohet lulja në shtëpi”, u shpreh Elvis Pupa në klipin e tij prezantues.