Transmetuar më 05-03-2023, 09:35

FRANCE – Me golin e tij, në fitoren 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Nantes, Kylian Mbappe hyri në histori, pasi arriti në kuotën 201 golave dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e parizienëve!

Legjendar Kylian Mbappe! Fëmija më ‘i zgjuar’ i futbollit francez vazhdon të bëjë planetin të fërkojë sytë. Duke qenë vetëm 24 vjeç, ai tani mban në duar një rekord të madh.

Mbappe kurorëzohet “Mbret” i Parisit, shënuesi më i

Me golin e tij të fundit, përveç që nënshkroi fitoren e Paris Saint-Germain me 4-2 ndaj Nantes, por ai shkroi edhe emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit.

Dhe kjo sepse në 247 ndeshje të zhvilluara, ai arriti në 201 gola me fanelën e parizienëve dhe, duke ia kaluar Edinson Cavanit, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e tyre dhe… mori rekordin e tij!