Transmetuar më 04-03-2023, 23:51

Tani doli sonte nga "Big Brother VIP" me vullnetin e tij të plotë. Ai e kishte shprehur këtë dëshirë prej ditësh dhe sot iu plotësua.

"Thjesht nuk ndihem rehat. Nuk ndihem në fushën time. Hajt se po rri kot për të shtyrë dhe ndonjë ditë. Jashtë kur sheh dy persona që po zihen, mundohem t’i ndaj, ndërsa këtu më duket sikur po iu prish lojën. Nuk po mundem të ambientohem", tha Tani.