Transmetuar më 04-03-2023, 23:48

Blogerja Jori Delli është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ajo u prezantua te banorët përmes një kërcimi sensual me trupën e baletit të Top Channel.
Blogerja i mahniti me kërcimin, por edhe me pamjen. “Ça ylli qenka”, tha Dea.
Kujtojmë se emri i Jorit është përfolur që para se të fillonte Big Brother VIP, mirëpo vetëm tani është bërë pjesë e shtëpisë.