Transmetuar më 04-03-2023, 22:41

Keisi zbuloi sonte se i ati i saj Sabiani është kundër lidhjes së saj me Kristin. Në ekranin e vendosur te dhoma e rrëfimit i transmetuan të gjitha reagimet e këngëtarit.

Keisi u habit dhe më pas shkoi te dhoma e surprizave për t’u takuar me të atin. Mes lotësh Sabiani i tha se është mërzitur shumë nga sjellja e saj dhe i ka thyer besimin.

Keisi: Të kam mërzitur

Sabiani: Po

Keisi: Shumë?

Sabiani: Shumë, cfarë folëm kur ikën?

Keisi: Janë disa gjëra që nuk i shmang

Sabiani: Nesër do jesh në një vend tjetër, do biesh prapë pre?

Keisi: Po s’kam rënë pre e askujt

Sabiani: Ta kanë punuar tjerët. Si të ka rrit babi?

Keisi: Si princeshë

Sabiani: S’kam me besim. ma theve besim

Keisi: Ku e theva? ca kam bere gabim

Sabiani: Ti mendon se ske bere?

Keisi: S’kam bere

Sabiani: Ti erdhe e vetme, si te porositi babi? Rreshqite, nuk ke pse behesh pre e askujt. Ke besim te vendimet e babit. Ti e di qe jap jeten per ty, 22 vite te kam rritur, ti e di c’kam hequr.

Më pas Arbana ka njoftuar se Sabiani do jetë banor i ri dhe ky njoftim ka habitur Keisin dhe më tej gjithë banorët. Në shtëpi është krijuar një situatë e pazakontë.