Transmetuar më 04-03-2023, 21:44

Ka startuar mbrëmjen e sotme spektakli i madh i BBV, teksa Arbana ka dhënë një super lajm.

Sipas saj është berë e ditur se mbrëmjne e sotme pritet të nis një Big Brother i ri sepse në shtëpi do të ketë plot 6 hyrje të reja.

Nderkohë kujtojmë se gjatë javës që po lëmë pas kanë dal dy banore, Ermiona dhe Eva Alikaj teksa aktualisht në shtëpi kanë mbetur vetëm 10 banorë.

"Mund të mendoni se pjesa më e madhe e rrugëtimit ka ikur, por nuk është kështu. Sonte 6 banorë të rinj do futen në shtëpi", tha Arbana.

"6? Ne nuk iu mësojmë dot as emrat për 1 muaj që na ka mbetur", i tha Olta.

Kujtojmë se në rrjet është përfolur emri i Antonetës, i Shqipes dhe i Elvis Pupës.