Transmetuar më 04-03-2023, 21:40

SHBA- Përfshihet nga flakët avioni i pasagjerëve në SHBA.

Të paktën 10 persona në bordin e një fluturimi të Spirit Airlines nga Dallas në Orlando në SHBA u dërguan në spital pasi një zjarr detyroi pilotin që të bënte një ulje emergjente në Jacksonville. Sipas nbcnews, zjarri u ndez, por me ndihmën e pasagjerëve, përfshirë një zjarrfikës në pension që ishte në bordin e avionit, arritën të shuanin zjarrin. Por sërish 10 persona u lënduan dhe përfunduan në spital.

Në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, mund të shihet tymi duke mbushur kabinën e avionit.

“Piloti na zbriti shpejt. Ne patëm një ulje vërtet të qetë, por ishte shumë e frikshme për një kohë derisa e kuptuam se ishim në tokë dhe të sigurt,”- tha një prej pasagjerëve.

Administrata Federale e Aviacionit do të kryejë një hetim për incidentin.