Transmetuar më 04-03-2023, 20:59

Francë- Aksidentohet një autobus me fëmijë në Francë.

Të paktën 21 persona u plagosën në një aksident në Alpet franceze, pasi një autobus me fëmijë u rrokullis nga një shpat dhe përfundoi në një përrua.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi transportonte 40 nxënës të shkollave fillore.

Kryebashkiaku i qytetit Corp, ku edhe ndodhi aksident bëri me dije se edhe shofëri i autobusit ka mbetur i plagosur.