Transmetuar më 04-03-2023, 20:30

Bulqizë- Aksident te ‘Rruga e Arbërit’.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në Gjoricë të Bulqizës.
Një automjet veturë është përplasur me një traktor në vendin e quajtur ura e Drinit.
Nga aksidenti, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit "Audi", Denis Miftari.
Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit tip zetor është larguar nga vendi i ngjarjes dhe Policia ndodhet në kërkim të tij.