Transmetuar më 04-03-2023, 19:50

Kuçovë- Rrahu për vdekje hajdutin e pulave, ndalohet i riu në Kuçovë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e B.Sh, 22 vjeç, banues në Kuçovë.

Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, Lefter Brisku i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan.

Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar Lefter Brisku i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme".