Transmetuar më 04-03-2023, 18:32

TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Apelit për ‘vulën’ e Partisë Demokratike ka vënë në lëvizje grupin Alibeaj.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, do të mbledhë të hënnë mbështetësit e tij nga selia blu. Në njoftimin për mediat, Alibeaj bën me dije se do të mbledhë kryesinë e Partisë, grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve, mbledhje në të cilat do të diskutohet mbi situatën e fundit të krijuar brenda Partisë Demokratike. E ndërkohë nga ana tjertër, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa njoftoi se të hënën do të depozitojnë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje, pasi 6 marsi është afati i fundit.

Nga ana tjetër Berisha mblodhi sot Kryesinë dhe grupin parlamentar, ndërsa nesër ka paralajmëruar se do të mbledhë kandidatët për zgjedhjet lokale dhe Këshillin Kombëtar. Por mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë.

Dje, Gjykata e Apelit vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë gjykuese tjetër. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, edhe pse avokati i PD, Indrit Sefa tha se që të hënën do të nisë me procedurat me largimin e emrit të Bashës, e më pas me regjistrimin në KQZ.