Transmetuar më 04-03-2023, 17:49

Eksperienca e saj në “Big Brother Vip” bëri që Kejvina Kthella të vihej në shenjestër të komenteve negative në rrjetet sociale. Ndonëse ato nuk mungojnë asnjëherë për personazhet publike, ngjarja e ndodhur aty bëri që përdoruesit e internetit ta sulmojnë edhe më shumë modelen.

Pas përjashtimit nga “BBV”, Kejvina mori një pushim, ndërsa së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka treguar si i njëjti ndjekës në privat e komplimenton ndërsa në mesazhe publike e shan dhe ofendon.

Sakaq kujtojmë që më herët Kejvina Kthella i ka kërkuar ndjesë publike Luizit, të cilin e cilësoi si “njeriun e vetëm që e ka dashur dhe është treguar i vërtetë me të”

“Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e pare dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoi edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste “kryqëzata” dhe do vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që ti kuptojnë dhe të reflektojnë. Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq. E pres në Manati për drekën e famshme”– shkruante mes të tjerash ish-banorja e “BBV.”