Transmetuar më 04-03-2023, 15:23

Edhe pse performanca e tij i përshtatet emrit që mban, Cristiano Ronaldo është gjithmonë nën vëzhgim. Al Nassr fitoi edhe një ndeshje të ligës, por sfida ndaj Al Batin paraqiti vështirësi të paimagjinueshme.

Skuadra e Riadit e përfundoi pjesën e parë në disavantazh. Në tunelin e stadiumit që të çon në dhomat e zhveshjes, Ronaldo ka ndeshur një provokator. “Messi është më i mirë se ti”, – i thotë një djalë, por përgjigja e kampionit luzitan nuk vonoi.

“Nuk është aspak një lojë e lehtë, nuk është ndeshje e lehtë”, – shfryu jo pak i inatosur Ronaldo, përpara se të kthehej në dhomën e zhveshjes për pushimin 15 minutësh mes dy pjesëve. Por përtej fjalëve, fenomeni portugez u përgjigj me vepra.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan tre gola në kohën e pafundme shtesë, mbi 14 minuta, të akorduara nga kryesori i ndeshjes. Falë këtij suksesi, skuadra e Ronaldos mbetet në krye të renditjes, duke ruajtur dy pikë epërsi ndaj Al Ittihad.

Ndërkohë, ju kujtojmë se Lionel Messit i duheshin 103 ndeshje më pak se Cristiano Ronaldos për të arritur 700 gola në nivel klubesh. Kjo tregon efikasitetin më të madh në raport me rivalin e tij më të madh për mbi 15 vite. Rivalitet që dëshmohet qartë edhe në "Topin e Artë", të fituar 7 herë nga argjentinasi dhe 5 herë nga portugezi.