Transmetuar më 04-03-2023, 15:08

Olta dhe Luizi kanë gjithmonë debate mes tyre, në lidhje me pyetjen se kush do e fitojë ‘Big Brother VIP Albania’.

Mëngjesin e sotëm, Luizi i tha se po flet me një person që ka targa ‘CD’ (diplomatike), e më pas tha se tani ka targa ‘FT’ (fitues). Kjo acaroi Oltën e cila tha se nëse Luizi nuk fiton, ai do përfundojë në spital psikiatrik.

“Unë jam me targa CD moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues”- tha Luizi.

“Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh? Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërtetë që ky do kalojë. Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë”-tha Olta.