Transmetuar më 04-03-2023, 15:02

Pas incidentit tek lavamani Kiara dhe Luizi janë ulur shpesh dhe kanë folur me njëri-tjetrin, në përpjekje për t’i rregulluar gjërat.

Megjithatë, ata ende kanë konflikte, edhe pse janë shfaqur më të afërt. Luizi dje i ka shprehur ndjenjat duke i thënë se ai e ka gjetur personin e duhur, me të cilin do të kalojë jetën.

Nga ana tjetër, teksa e ka pyetur moderatoren, nëse dhe ajo e ka gjetur, ajo i është përgjigjur duke i thënë “nuk e di”.