Transmetuar më 04-03-2023, 14:38

Tiranë- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke rritur naftën me 7 lekë dhe benzina me 4 lekë.

Duke nisur nga sot nafta do të shitet me 197 lekë/litri, benzina 190 lekë/litri dhe gazi do të tregtohet me të njëjtin çmim, 80 lekë për litër.

Njoftimi i plotë:

Vendim i Bordit të Transparencës

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 03.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 849, +39 nga data 17.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 841, +65 nga data 17.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 108.7 (-0.6 nga data 17.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 04 Mars 2023, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.