Transmetuar më 04-03-2023, 13:50

Greqi- Identifikohet një tjetër vajzë shqiptare mbetur viktimë nga aksidenti tragjik që ndodhi pas përplasjes së dy trenave në Greqi. Ajo është Klaudia Lato, 21-vjeçe.

Pas aksidentit ajo u deklarua e humbur nga familja.

E reja shqiptare kishte lindur në Larisa dhe kishte marrë nënshtetësinë greke, ndërsa prindërit e saj kanë një dyqan mishi në qytet, citon noa.al të dhënat e dala sot në mediat greke.

Studentja e Mjekësisë po kthehej në Selanik pas një qëndrimi treditor në Patra dhe mezi priste të kthehej në shkollë.

Prindërit e saj, të cilët jetojnë në një fshat në Larisa, i thanë asaj që të “bënte një ndalesë që të mund ta shihnin”, por ajo nuk ndaloi që të shkonte më shpejt në Selanik dhe të fitonte disa orë pushim për të rifilluar studimin.

Megjithatë, fati i kishte rezervuar fund tragjik për atë dhe dhjetëra të tjerë, kryesisht të rinj.