Transmetuar më 04-03-2023, 13:01

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës së Apleit të Tiranës, që i hoqi drejtimi ne PD-së.

Në një kohë që të gjithë presin se cili do të jetë hapi i radhës që do ndërmarrë Berisha për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, ky i fundit pohoi se nuk do tërhiqet nga gara. Berisha ftoi demokratët që të bashkohen dhe të reagojnë kundër grupimit wë ai e cilësoi si "Brava-Alibasha".

“Kërkojnë që të na largojnë nga gara, por do ju rezervojmë të kundërtën. Ne sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar mbi situatën e krijuar. Nesër, sot pasdite mblidhet grupi parlamentar, nesër kandidatët e PD dh e në dark këshilli kombëtar i PD. Vendimet janë të jashtëzakonshme. Cilat do jenë qëndrimet tona për këtë akt të turpshëm? Ekstrem armiqësor ndaj nesh, nga një mafie që nuk ka asnjë parim. Nuk respekton asnjë ligj. Ka një paralelizëm absolut mes McGonigal dhe Edi Ramës. Ku qëndron? Basha nuk ka as 10 vetë më vete. Jam këtu për t’ju bërë thirrje demokratëve, edhe atyre që për në arsye apo një tjetër, ka ndenjur indiferent, që të distancohet nga ky peng i shpifur, nga këta pengje të shpifura që në histori kanë shënuar rekordet më të ulëta të politikanit, Brava-Alibasha. Sot është koha që demokratët të bashkohen. Ata që kanë karakter, që nuk duhet të ndihen të keqpërdorur nga brava-Alibasha.

Është koha që çdo deputet të mbajë qëndrimet e tij në përputhje me interesat e qytetarëve që i kanë votuar. Të distancohen nga Brava-Alibasha që përdoren në një akt që nuk ka shqiptar i ndershëm që e pranon. Ka ndodhur që janë iniciuar të ndodhin grushte shteti, por jo që të shkatërrohet një opozitë properëndimore. Është një letër pa vlerë, asgjë nuk mund të mposhtë këtë forcë, këtë shumicë”, tha ai.