Transmetuar më 04-03-2023, 12:53

Tiranë- Dan Hutra, vrasësi serial i cili tronditi Tiranën me krimet e tij, u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës.

Vrasësi nuk shfaqi shenja pendese, e po ashtu deklaroi se krimet i kreu me vetëdije të plotë. Madje, teksa iu tha nga gjyqtarët se rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, ai tha se nuk i intereson fare kjo pjesë.

“S’më intereson kjo pjesë. Kisha planifikuar çdo gjë. Madje kur hyra në banesën e familjes Hysa pashë disa fëmije që kur më panë u trembën. I thashë të kalonin se nuk kisha asnjë punë me ta. I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos dënojë persona të pafajshëm për të mos u përsëritur maskra të tilla”- deklaroi ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd