Transmetuar më 04-03-2023, 12:49

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish sot pas vendimit të gjykatës për vulën e PD-së.

Gjatë një mbledhje me Kryesinë e partisë Demokratike, ai tha se kjo ishte “dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën”.

"E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës, për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje e pas Bravës të marrë për vete dhe Lul Bashën, vulën e kësaj partie.

Këta janë tre gjyqtarët që i hoqën Berishës vulën e PD-së nga dora (EMRAT) Ky moment, është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është dhe segmentet e mafies ndërkombëtare.

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtuar, ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike e peng politik në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Ramës, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore politike opozitare.

Ky është paradoksi më i madh, jo për Ramën, Rama ka origjinë xhelatërish ndaj pluralizmit dhe kundërshtarit politik."- deklaroi Berisha.