Transmetuar më 04-03-2023, 12:04

Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë kudo që ka shkuar, si në fusha futbolli (me Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe tani Al Nassr FC), ashtu edhe jashtë tyre. Danny Simpson ka treguar një anekdotë, që ka të bëjë me portugezin.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Leicester City ka qenë i ftuar në podkastin "Under the Cosh", ku ka treguar disa nga historitë e tij, me portugezin si një nga protagonistët. Një histori që daton në vitin 2016, kur Leicester City fitoi Premier League dhe përgatitjet parasezonale më tej i startoi në SHBA.

“E pabesueshme, ne ishim në gjendje të luanim kundër Paris Saint Germain. Ishim mësuar të shkonim në Dublin për përgatitjet parasezonale dhe papritmas ishim në Los Angeles, – filloi duke treguar Simpson, i cili në atë udhëtim kishte një takim me "Miss California", megjithëse gjërat nuk nisën mirë.

– U largova nga hoteli i nervozuar dhe me nxitim për të shkuar në një restorant, ku kisha lënë takim me "Miss California". Po darkonim, por gjërat nuk dukeshin fare mirë. Ajo duhet të ketë menduar: Kush është ky djalë? Nuk kuptoj asgjë nga ajo që thotë…”

Megjithatë, gjithçka ndryshoi me Cristiano Ronaldon, i cili papritur u shfaq për të shpëtuar takimin e tij: “Papritur, ndjeva një përkëdhelje pas shpine. U ktheva dhe ishte… Ronaldo! Ouuuuu, Ronny, reagova i gëzuar. U përqafuam dhe biseduam për pak para saj”.

Në fakt ishte ai momenti që e ndryshoi takimin e tij me bukuroshen amerikane: “Ajo më pyeti menjëherë se si e njihja Cristiano Ronaldon. I thashë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, se kisha luajtur në një ekip me të. Që nga ai moment ajo ndryshoi krejtësisht, ishte ndryshe. Gjithçka ndodhi ngaqë Ronaldo më përshëndeti”.