Transmetuar më 04-03-2023, 12:04

Tiranë- Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ndaj Dan Hutra, autori i masakrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

Hutra ishte i qetë dhe kishte veshur bluzën që kishte pasur kur kreu vrasjet, teksa në të dalloheshin edhe njolla gjaku.

Ndërkaq, gjatë seancës, Hutra ka pranuar krimin, por po ashtu ka dhënë dhe një mesazh për drejtësinë, ku sipas tij, nuk duhen dënuar të pafajshëm që mos ndodhin masakra të tilla.

"Mos dënoni të pafajshëm që mos të arrihet në masakra”,- ka deklaruar ai mes të tjerave.