Transmetuar më 04-03-2023, 10:55

Fushë-Krujë- Një shpërthim i fuqishë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë. Një sasi tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të Bujar Çaraci banor i zonës i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër me iniciale B.Ç.

Pas ngjrjes, pronarët e godinës janë marrë në pyetje.

Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt. Ndërkohë të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe qiraxhiu që ka marrë me qira godinën që e shfrytëzon ambientin për mobilerinë.

Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd. Pisa kryesore që po hetohet për vendosjen e tritolit është konkurrenca mes bizneseve në zonë.

Policia vendore informoi se ‘rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale’.