Transmetuar më 04-03-2023, 09:42

Dëshira për të stërvitur nuk mbaron kurrë. Ditët e fundit Zdenek Zeman i tha "po" propozimit të Pescara dhe në moshën 75-vjeçare është rikthyer në stol. Për të tretën herë ai do të drejtojë klubin Abruzzo, në vendin e tretë në Serie C.

Pak më i madh se bohemiani është Edy Reja i cili me 77 vite mbi supe vijon të bëjë trajnerin, pasi i dha fund aventurës në drejtimin e kombëtares së Shqipërisë. Trajneri friulian ka nënshkruar për ND Gorica, skuadrën sllovene e cila zë vendin e fundit në renditje.

Ai do të kërkojë mbijetesën, gjë që për momentin duket e pamundur, pak a shumë si të ngjallësh të vdekurin. Megjithatë, Reja do të ulet në stol për të marrë rezultatin e madh, mbijetesën.

Me të do të jetë Sergio Porrini, ish-mbrojtësi i Juventusit, i cili do të kryejë detyrën e zëvendësit të tij, dhe profesor Luigi Febbrari, i cili do të kujdeset për stërvitjet atletike.

Edy Reja është një karrierë e pafund trajneri, ka qenë gjithmonë aty në botën e futbollit. Një jetë romani, e çuditshme që nuk i është propozuar ende shkrimi i një autobiografie, duke pasur parasysh se u takua me Pasolinin, të cilin e drejtonte, por edhe Ayrton Senën.

Si futbollist ka veshur fanellat e Palermos, Alessandria dhe Spal, ku e ka nisur me mikun e tij Fabio Capello. Ai ka qenë trajner që nga viti 1979. Reja fitoi kampionatet e Serie B me Brescia, Vicenza dhe Cagliari; mori Napolin nga Serie C dhe e ngjiti në "Europa League".

Ai ka qenë edhe trajner i Atalantës, Hajdukut dhe Lazios, me të cilët ka përfunduar në vendin e 4-t dhe të 5-të. Në katër vitet e fundit ai ka qenë trajner të Shqipërisë, ku u zëvendësua në janar nga braziliani Sylvinho.

Ky është njoftimi për shtyp i ND Gorica, i cili tashmë shpreson të ndryshojë drejtimin e një sezoni mjaft negativ: “Shefi i ri i stafit profesional bardheblu është i famshmi Edoardo Reja. Reja lindi në Loçnik nga një baba slloven dhe një nënë friuliane.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, ai drejtoi shumë klube italiane. Së fundi ka qenë trajner i kombëtares shqiptare. Te Nova Gorica do të mbërrijë me ndihmësit e tij Sergio Porrini dhe Luigi Febbrari. Edy, mirë se erdhe dhe suksese!"