Transmetuar më 04-03-2023, 09:29

Olta u përzgjodh rastësisht nga Shpati që ata të performonin bashkë për “Dancing With Big Brother”. Teksa sot do zhvillohet gjysmë finalja, Olta dhe Shpati kanë bërë prova disa herë gjatë ditës.

Kjo e fundit u shpreh e kënaqur për angazhimin e Shpatit në këtë sfidë. Olta tha se sa herë ajo i thotë Shpatit që të bëjnë prova, ai është gjithmonë gati dhe nuk thotë asnjëherë jo.

Dea nga ana tjetër u shpreh se Shpati është djalë i fuqishëm. Ajo tha se kur ka padjeshka gjatë kërcimit, ai të ngre pa problem dhe se nuk e ndjen fare gravitetin e tokës.