Transmetuar më 04-03-2023, 09:28

Hetuesit e qytetit të Baltimores në Maryland, SHBA, kanë publikuar pamjet e një aksidenti tragjik që i ka marrë jetën një këmbësori të pafajshëm dhe ka lënë të plagosur pesë persona të tjerë.

Policia ishte vënë në ndjekje të hajdutëve që sapo kishin vjedhur një makinë tip “Hyundai Sonata” dhe po largoheshin me shpejtësi.

Në një kryqëzim rrugësh ata janë përplasur me një mjet tjetër tip Mitsubishi. Në qoshen ku ata u përplasën po kalonte dhe një këmbësor.

Alfred Fincher, 54 vjeç, u përplas nga makinat dhe më pas në murin e një ndërtese.

Nga goditja e fortë edhe një pjesë e pallatit u rrëzua mbi dy makinat e aksidentuara.

Pesë të tjerë që ndodheshin brenda dy automjeteve kanë mbetur të plagosur.

Shoferi i Sonatës, i identifikuar si 33-vjeçari Shawn Lee Brunson, u arrestua me akuzën e vjedhjes së automjetit pasi doli nga spitali.