Transmetuar më 04-03-2023, 09:19

Nga futbolli profesionist tek arresti shtëpiak. Vetëm 19 vjeç, Aboudramane Diaby, ish-mbrojtës i Romës dhe Veronës, iu gjetën në zotërim 160 gram hashash, 2 gram kokainë dhe 60.000 euro para "cash".

Futbollisti i lindur më 2003 u ndalua nga policia në Romë teksa drejtonte një makinë (me qira), në të cilën kishte drogë dhe para. Më 28 shkurt u zhvillua seanca e parë në Gjykatën Gjyqësore të Piazzale Clodio, në përfundim të së cilës Diaby u shpall fajtor.

KARRIERA – Një mbrojtës i majtë dhe, nëse është e nevojshme, qendërmbrojtës, Diaby ka lindur në Romë dhe, në një moshë shumë të re iu bashkua sektorit të të rinjve verdhekuq. Në verën e vitit 2021, Verona e bleu atë si pjesë e marrëveshjes së Kumbullës.

Mbrojtësi shqiptar u transferua në kryeqytet, ndërsa Diaby bëri rrugën e kundërt së bashku me Cetin dhe Cancellieri. Më pak se gjashtë muaj më parë, 19-vjeçari kishte arritur të debutonte edhe mes profesionistëve. Ai u transferua tek Imolese në verë, debutoi në ndeshjen kundër Sienës (humbi 4-0) e vlefshme për Grupin B të Serie C.

PROBLEMET — Emri i Diaby nuk është i ri për policinë. Në mars 2022, në fakt, policia kishte kryer një kontroll në shtëpinë e tij romake, ku Aboudramane fshihte dy kilogramë e gjysmë hashash.

Prandaj, episodi më i fundit ka bërë që gjyqtarët të vendosin arrestimin e lojtarit, duke gjykuar se ai ka "pjesëmarrje të qëndrueshme në tregun e shpërndarjes së drogës".

Pas kontrolleve të kryera, teksa ndodhej në makinë, Diaby tentoi t’i bllokonte edhe telefonat inteligjentë për të mos lejuar që agjentët t’i shikonin ato. Së fundi, motra e vogël është kapur në flagrancë, teksa ka hedhur qese hashashi nga dritarja e shtëpisë së tyre.