Transmetuar më 04-03-2023, 09:16

Kishin sherr mes tyre 5 persona përplasin dy makinat me njëra tjetrën në aksin Elbasan-Metalurgji

Sherr mes 5 personash dhe më pas përplasje automjetesh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në hyrje të Elbasanit, disa shtetas ndiqnin njëri-tjetrin, me 2 automjetet që drejtonin, për shkak të një koflikti të mëparshëm midis tyre, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe për nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në të.

Për këtë rast specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Vijon puna me qëllim identifikimin, kapjen dhe nxjerren përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë konflikt.