
TAXHIKISTAN – Sulmuesi Baker Kamal Kalbouneh u përjashtua me karton të kuq, vetëm pas 5 sekondash lojë gjatë një ndeshjeje kundër Taxhikistanit U-20, në Kupën e Azisë të kësaj kategorie. E gjitha për shkak të një take të ngritur pa qëllim përballë një kundërshtari.
“Rekordi” i arritur nga sulmuesi ka ndodhur në një mosmarrëveshje për topin, sapo loja nisi nga mesi i fushës. Jordanezi Kalbouneh i llogariti gabim lëvizjet e tij. Ai e ngriti këmbën shumë lart dhe goditi në fytyrë mbrojtësin e Taxhikistanit, Karimov. Ishte një ndërhyrje horror, që për fat pa pasoja shëndetësore.
Arbitri, natyrisht, nuk kishte zgjidhje tjetër: i tregoi kartonin e kuq direkt lojtarit, i cili u largua i përlotur nga fusha. Mungesa e tij nuk u ndje shumë, pasi Jordania fitoi 2-0 edhe me një lojtar më pak.
Shikojeni videon dhe gabimin e rëndë të futbollistit jordanez.
🎥 HIGHLIGHTS | 🇹🇯 Tajikistan 0️⃣-2️⃣ Jordan 🇯🇴
Jordan put on a fine display despite being down to 10 men early on to get the win in Group C!
Match Report 🔗 https://t.co/hm8XTZ6FMp#AFCU20 | #TJKvJOR pic.twitter.com/Z6Lhv0UdgM
— #AFCU20 (@afcasiancup) March 3, 2023