Transmetuar më 03-03-2023, 21:45

Fushë Krujë- Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka tronditur këtë mbrëme Fushë-Krujën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras.

Në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Mobileria është në pronësi të Bujar Çaraci banor i zonës.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd