Transmetuar më 03-03-2023, 21:36

Fushë Krujë- Shpërthim me eksploziv në një mobileri në Fushë Krujë.

Një sasi tritoli i është vënë një mobilierie në pronësi të Bujar Çaraci banor i zonës i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër me iniciale B.Ç.

Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë qytetin. Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar. Fatmirësisht nuk ka te lënduar. Nuk dihen shkaqet pasi pronari nuk njihet si person problematik pra është familjar i rregull.