Transmetuar më 03-03-2023, 21:00

Gjykata e Apelit ka vendosur ta rikthejë çështjen në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar se kujt do t’i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike, grupit politik të Enkelejd Alibeajt apo grupit të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Apeli vendosi mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.

Po ashtu Apeli vendosi edhe prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Por la një rreze shprese për Sali Berishën kur vendosi se:

"Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar". /noa.al