Transmetuar më 03-03-2023, 20:06

Tiranë- Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë çështjen e vulës së PD, ka reaguar lideri demokrat Sali Berisha.

“Çdo gjykatës me integritetin minimal kur para tjetrin deklaronte se nuk kam qenë palë, mbyllte procesin e nuk vijonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Ramës për të ndëshkuar opozitën.

Vendimi vjen kur opozita është e angazhuar në një revolucion paqësor demokratik, me të cilën është betuar të përmbysë monizmin e Ramës, t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë.

U bëj thirrje anëtarëve të PD dhe simpatizantëve të ngrihen në lartësinë e misionit të tyre historik, të shpëtimit të pluralizmit, të demokracisë dhe Shqipërisë.

Çdo shqiptar sot më shumë se kurrë pret nga guximi e qëndrimi ynë realizmin e këtij misioni. Kam besim se siç kapërcyem me mënyrën më të vendosur e legjitime të gjitha kurthet e përpjekjet për asgjësimin tonë, do kapërcejmë çdo pengesë. Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh të diktosh me 3 gjykatës që i detyron të lexojnë një vendim të përgatitur në zyrat tuaja, të bën të jesh njëlloj si babai e daja jot biologjik, xhelat i lirisë dhe meriton çdo ndëshkim. PD është sot një parti më e fuqishme se kurrë. Do mbledhë formumet këto ditë mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor asgjësues të shpallur nga narkoshteti e do marrë vendimet e duhura për të vijuar misionin në mënyrën më të fuqishme”, tha Berisha.