Transmetuar më 03-03-2023, 19:34

Tiranë- Pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se vendimet në PD do të merren nga organet legjitime të PD, referuar regjistrimit për zgjedhjet e 14 majit.

Pyetja: Si do regjistroheni? A do zbatojë Berisha vendimin e Gjykatës?

Bylykbashi: Çdo hap do merret nga organet kolegjiale të zgjedhura të PD jo ato të zgjedhura nga Rama apo i intereson dikujt që përfaqësojnë një logo të zgjedhura nga Rama. Vendimi do merret nga organet e PD, Populli opozitar ishte sot në shesh. Ajo që kemi anonçuar për të çuar para demokracinë. Gjykata ka rënë nënë thundrën e Ramës.

Bylykbashi shtoi se kjo ishte një ditë e zezë për drejtësinë dhe se gjykatat janë nën thundrën e kryeministrit Rama.

“Vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur legjislatori e jurisprunca duke pranuar ankimin e një palë që nuk është as minorancë në PD por i ka shërbyer përpjekjeve të Ramës për të mos patur një opozitë të vërtetë. PD ka ngritur një proces që më shumë se një vit ka treguar vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Ramën. Gjykata zhbëri nën presion Kuvendin e 11 dhjetorit. Vendim që shënon ditë të zezë për drejtësinë. U vra pluralizmi me vendim gjykate”, tha ai.