Transmetuar më 03-03-2023, 19:30

Tiranë- Pas vendimit të Gjykatës për vulën e PD, për rikthim të çështjes Shkallën e Parë, ka reaguar përfaqësuesi i grupimit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashi.

Ai tha se ky vendim është marrë nën presionin e Edi Ramës, i cili sipas tij kërkon që të përjashtojë opozitën nga zgjedhjet.

“Nuk ka asnjë ekuivok. Vendim i marrë në presion të Ramës, presion që ishte dhe sot në sallë. Është vendim për përjashtim të opozitës nga zgjedhjet, është vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri sot ka vendosur jurisprudenca duke pranuar ankimin e një pale që nuk përbën as minorancë në PD”, tha ai.