Transmetuar më 03-03-2023, 19:15

Gjykata e Apelit ka vendosur ta rikthejë çështjen në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar se kujt do t’i përkasë drejtimi i Partisë Demokratike.

Pas një seance maratonë, avokati i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se në KQZ do të regjistrohet partia që deri në 2021 drejtohej nga Lulzim Basha dhe tashmë komandohet si fraksion nga Enkelejd Alibeaj.

Sefa tha edhe se çështja është rikthyer në shkallën e parë për t’u shqyrtuar nga një trupë tjetër gjykuese.

"Sot gjykata e Apelit riktheu në gjykatën e shkallës së parë për të shqyrtuar atje dhe do të gjykohet nga një trupë tjetër gjykuese. Ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ.

Poe ku bazohet ky vendim?

Sefa tha: "Ne bazohemi në faktin se në statutin e PD-së dhe të gjitha organet e PD-së vazhdojnë të kenë legjitimitetin juridik. PD ka organet legjitimet të saj dhe do të vazhdojë drejtimin e saj. Legjitimiteti i partisë u certifikua sot nga kjo vendimmarrje".

Sefa paralajmëroi dhe nxjerrjen e Berishës nga selia kur tha: "PD ka një seli dhe është ajo zyrtarja. Organet e PD-së janë legjitime dhe drejtojnë juridikisht atë zyrë. Kodi Zgjedhor është i qartë, statuti është i qartë. Nuk mund të flas as për fitore dhe as për gjysmë-fitore. Të gjitha palët duhet të reflektojnë".