Transmetuar më 03-03-2023, 16:00

Sarandë – Një burrë humbi jetën sot në qytetin e Sarandës pasi e zuri poshtë mjeti të cilin ishte duke e rregulluar.
Ngjarja e dhimbshme ndodhi pak më parë, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, raporton noa.al.
Burri 53 vjeçar shtetasi Velo Seiti dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim.
Por, gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.