Transmetuar më 04-03-2023, 08:30

Testamenti i lënë nga Pelé shqyrton mundësinë që ish-futbollisti ikonë i Brazilit të kishte një trashëgimtare tjetër, përveç gjashtë fëmijëve të njohur ligjerisht, dy nipërve dhe të vesë, Márcia Aoki.

Kjo është Maria do Socorro Azevedo, e cila në shtator të vitit të kaluar bëri një kërkesë që “mbreti” i futbollit t’i nënshtrohej testit të atësisë. Çështja është nën sekretin gjyqësor të një gjykate në São Paulo.

Pelé nuk apeloi kundër thirrjes për të kryer testin e ADN-së. Ish-futbollisti i shquar, megjithatë, nuk arriti ta bënte këtë. Pele vdiq në dhjetor të vitit të kaluar, pa e bërë dot testin e ADN, që do të provonte shkëncërisht nëse kjo vajzë është e tija apo jo.

Informacioni më i detajuar vjen nga gazeta “Folha de São Paulo”, e cila shkruan se fëmijët e Peles u udhëzuan t’i nënshtroheshin një testi të ADN-së për të konfirmuar ose jo atësinë. Refuzimi mund të rezultojë në vonesë në kryerjen e inventarit të pasurisë që la trashëgim legjenda braziliane e futbollit.

Procesi i inventarizimit dhe ndarjes së aseteve të Edson Arantes do Nascimento, Pelé, filloi të debatohej në Gjykatën e Dytë Familjare dhe Pasardhëse të Santos, në fillim të shkurtit. Ish-portierit Edinho, djalit të “mbretit” të futbollit, dy prej kërkesave fillestare iu refuzuan për momentin nga gjyqtari përgjegjës për çështjen.

Edinho ka kërkuar të jetë ekzekutuesi i procesit të shpërndarjes së pasurisë, duke u shprehur se ka qenë në zotërim dhe administrim të pasurive të babait të tij. Më 13 shkurt, megjithatë, kërkesa fillimisht u refuzua.

Gjyqtarja Suzana Pereira da Silva e Gjykatës së Dytë Familjare të Santosit konsideroi se e drejta për të qenë ekzekutuese e trashëgimisë i takon vejushës, Márcia Aoki. Një periudhë prej 15 ditësh u hap për Marcia për të komentuar nëse ajo ishte apo jo përgjegjëse për detajimin e pasurive në gjykatë.

Një tjetër kërkesë e refuzuar e Edinhos ka të bëjë me ecurinë e procesit në fshehtësi të drejtësisë. Gjyqtari konsideroi se procesi, pavarësisht se ka të bëjë me një person publik, mund të jetë me interes për kreditorët e mundshëm të Pele.