Transmetuar më 03-03-2023, 15:04

Aktorja Eva Alikaj u përjashtua nga Big Brother VIP rreth dy ditë më parë pas një sherri me Luizin ku e kërcënoi këtë të fundit duke i thënë “ta çaj kafkën”. Pas sherrit Eva u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike dhe duket se as skualifikimin nuk e ka pritur aspak mirë.

Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të marrë e se do largohet kur të dojë. Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë.

Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qejfi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba…

Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?

Eva: Jo mo nuk do shkoj.