Transmetuar më 03-03-2023, 14:41

Tiranë- Kreu i PD, Sali Berisha, u shpreh nga selia e PD pas përfundimit të protestës se ajo ‘ishte e jashtëzakonshme dhe se kaloi çdo parashikim’.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

E jashtëzakonshme. Në të gjitha kushtet, tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim edhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm.

E kam thënë, nuk kam ndërmend të bëjë asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kishim për Edi Ramën. Për ne, armik numër 1 është Edi Rama. Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë, por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam për gjersa gjykata. Edhe njëherë, ne jemi në revolucion, do të vazhdojmë revolucionin. Protestën e radhës do ta vendosim, shumë shpejt.

Gjyqin nuk e komentoj, edhe mbrëmë kam qenë në emision dhe nuk e kam komentuar.

Kush i solli mish për top protestuesit, kush i solli? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, ka dokumenta të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një shkrim, audiopërgjim pa u dëgjuar kurrë zë. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja, është një vepër e Ardi Veliut. Kaq!