Transmetuar më 03-03-2023, 14:33










Tiranë- Ka përfunduar protesta e PD. Në fund protestuesit kanë shfryrë inatin duke flakur në shesh manekinët që simbolizonin ‘Ramën, dhe McGonigal.
Ata i vunë flakën, e në fund e hodhën tej kordonit të Policisë, përballë shkallëve të kryeministrisë.
Ndërkohë ka nisur edhe pastrimi i Bulevardit para Kryeministrisë.
Mes mbetjeve janë edhe dy manekinët me fotot e Ramës dhe ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal të cilët ishin veshur me rrobat e burgut nga protestuesit e opozitës.
Ato janë mbledhurdhe janë vendosur në karrocën e pastrimit.