
Në fitoren ndaj Atalantës pamë një Milan bindës, me një lojë të bukur dhe pa vuajtje në mbrojtje. Në fushë u pa edhe një lider i kuqezinjve. Zlatan Ibrahimovic është kthyer pas 9 muajsh, edhe pse me kohë të shkurtër, duke lënë mbas dëmtimin e gjatë. Një shenjë e madhe për suedezin dhe "Djallin".
Ish-mesfushori dhe trajneri i Milanit, Clarence Seedorf u takua me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic. Ky është postimi i holandezit në Instagram:
"Takim i mrekullueshëm me mikun tim Zlatan Ibrahimovic. Është mirë që të shoh përsëri në fushë dhe mezi pres të shijoj talentin tënd edhe për ca kohë".
Ish-trajneri dhe futbollisti i Milanit feston rikthimin e Ibrahimovic në fushë pas një rikuperimi të gjatë nga ndeshja e sezonit të kaluar kundër Sassuolos. Tani, suedezi do të jetë në gjendje të luajë gjithnjë e më shumë.